Skandaloze: Kafiteria “Gusto” gënjen klientët se uji i çeshmes s’pihet për t’i detyruar ata të blejnë ujë

Kafiteria “Gusto” e cila ndodhet në një lokacion goxha strategjik në sheshin e Mitrovicës në vend se t’u servoj ujë, po u servon klientëve një gënjeshtër të madhe, njofton “Mitropol”.
Sipas raportimeve të shumta të qytetarëve në “Mitropol” ka javë të tëra që ky lokal nuk po ju ofron ujë të pijes qytetarëve ani pse për diçka të tillë obligohen me ligj.
Për t’i vërtetuar këto pretendime, gazetarët e “Mitropol” kanë qëndruar vetë në të dy lokalet e kësaj firme, edhe në pikën në shesh por edhe në atë në “Mall of Mitrovica”.
Kamarierët po u ofrojnë klientelës arsye të ndryshme për t’i mos i shërbyer me ujë, por ka edhe raste kur u thonë se uji nuk është i pijshëm por mund ta sjellin nëse kërkon vet klienti. Një veprim i tillë do duhej të inspektohej nga inspektorët e AVUK urgjentisht por refuzimi për shërbim me ujë do duhej ta alarmonte edhe Inspektoratin Komunal.
“Mitropol” posedon edhe incizim ku kamarierët thonë se uji nuk është i pijshëm, ani pse të gjitha lokalet e sheshit furnizohen nga i njëjti rrjet furnizues dhe uji po shërbehet nëpër të gjitha lokalet tjera.
Veç kësaj arsyeje të rreme, klientët po servohen edhe me gënjeshtra tjera vetëm që të detyrohen ta blejnë edhe ujin e pijes.
Ditëve në vijim, në rast se lokali nuk fillon t’i shërbejë klientët me ujë të pijshëm, “Mitropol” do bëj edhe publikimin e incizimit që posedon./Mitropol/








