Aurora Group
02LAJME

Skandaloze: LDK pretendon se Komuna e Vushtrrisë falsifikoi dokumente dhe dëmtoi institucionin e qytetarët

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Vushtrri ka publikuar një sërë dokumentesh duke pretenduar se në Komunën e Vushtrrisë janë falsifikuar dokumente dhe i janë dërguar dy propozime falso përmbaruesit, veprim ky që thonë se ka dëmtuar qytetarët dhe Komunën, shkruan “Mitropol”.

Sipas denoncimit publik të LDK-së, zyrtarë komunal të Komunës kanë keqpërdorur pozitën zyrtare duke falsifikuar e nënshkruar dokumente pa qenë të autoriziar e në emër të një zyrtari tjetër, me ç’rast kanë tentuar të inkasojnë shuma mbi 3 mijë euro nga së paku 2 qytetarë të Vushtrrisë (hetimet do të zbulojnë nëse ka edhe lëndë tjera të ngjashme).

Dukato 1

”Falsifikimi i propozimeve për përmbarim ka ndodhur në atë mënyrë që propozimet nuk kanë fare llogo të Komunës së Vushtrrisë, nuk kanë vulë të protokolit (e domosdoshme për çdo dokument zyrtar), nuk kanë vulë përveq vules se arkivës (tentim për të fshehur zyrtain që ka keqpërdorur pozitën zyrtare), dhe janë nenshkruar në mënyrë kriminale në emër të një zyrtari tjtër (ky zyrtar e ka informuar Gjykatën që ai vet nuk i ka nënshkruar këto propozime për përmbarim).”, thuhet në reagimin ku kërkohet hetim urgjent.

Postimi i plotë:

 

 

Premium Store