Skandaloze: Militantët e VV-së i sulen Janina Ymerit, e cila zbuloi aferat e energjisë me Serbinë, duke e quajtur “ekspertja e seksit”

Janina Ymeri është vënë në shënjestër të militantëve të VV-së pas publikimit të dokumenteve zyrtare që, sipas saj, dëshmojnë marrëveshje të dyshimta të Qeverisë Kurti me biznesmenin serb Vuk Hamoviq. Pas publikimit, Ymeri ka përshkruar Levizjen Vetëvendosje si “Vukvendosje”.
Në vend të debatit për përmbajtjen e dokumenteve, reagimet e disa aktivistëve të Vetëvendosjes janë përshkallëzuar në fyerje personale dhe sulme mizogjene ndaj saj.
Një prej tyre, aktivisti i njohur i VV-së, Jeton Morina, në një postim në rrjete sociale ka përdorur epitete denigruese, duke e quajtur Ymerin “eksperte e seksit” dhe duke ironizuar me faktin se ajo ka marrë “vetëm 123 vota”, siç shkruan ai.








