Premium Store
02KOSOVËLAJME

Skandaloze: Ministri i Qeverisë Kurti merr pjesë në inaugurimin e “universitetit paralel” në Mitrovicë

Gjatë ditës së sotme drejtori i ashtuquajturës Zyra për Kosovën në kuadër të Serbisë, Petar Petkoviq ka vënë gurthemelin për ndërtimin e të ashtuquajturit “Universitetin e Prishtinës” në pjesën veriore të Mitrovicës, raportuan mediat vendore.

Përveç zyrtarëve të lartë shtetërorë në qeverinë e Serbisë, skandaloz është fakti që në këtë inaugurim merr pjesë edhe Goran Rakiq, që mban postin e ministrit në Qevrinë Kurti.

Premium Store

Reagime për këtë pjesmarrje pati edhe nga ish anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, i cili përmes një postimi në facebook reagoi për ngjarjen në fjalë.

“Shiheni se si Ministri i Qeverise se Kosoves merr pjese ne vendosjen e nje gurthemeli te financuar nga Serbia!

Zajednica brina ska ”, shkroi Sejdiu.

Ndryshe për këtë inaugurim ende nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Koha