Skandaloze: Polici i Kosovës e ngacmom seksualisht një mjeke, e mbylli në zyren e saj, Policia vazhdon ta mbajë në punë

Një polic i angazhuar në Policinë e Kosovës ka ngacmuar seksualisht një mjeke në Podujevë, njofton Mitropol.
Burime ekskluzive të “Mitropol” brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se zyrtari në fjalë është Ilaz Fejzullahu.
I njejti dyshohet se e mbajti të mbyllur me forcë brenda zyrës së saj një mjeke në QKMF-në e Podujevës.
Por, ende më skandaloze se veprimi i tij është ajo çfarë ka bërë Policia e Kosovës.
Në vend se t’ia ndërpresë marrëdhënien e punës, Policia vetëm i hapi rast për ‘ngacmim’ zyrtarit Fejzullahu dhe nga Podujeva e kanë transferuar në stacionin Qendra në Prishtinë, njofton ekskluzivisht “Mitropol”.
Në lidhje me rastin nuk ka pasur ende asnjë reagim as nga Inspektorati Policor./Mitropol/








