02LAJME

Skandaloze: Punëtorët e NPL “Pëparimi” ankohen për trajtimin që ua bën kryeshefi Fadil Bahtiri, i obligon të marrin leje tek ai për dalje nga objekti

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Lokale “Përparimi” në Vushtrri thonë se janë në hall me kryeshefin e ndërmarrjes, Fadil Bahtirin, pasi sipas tyre, i njejti po i trajton ata në një mënyrë skandaloze, njofton “Mitropol”.

Market Florenti
Roadside

Bazuar në një urdhëresë të brendshme të nxjerrë nga kryeshefi Bahtiri, të cilën e ka siguruar “Mitropol”, sipas pikës 10 të saj, punëtorët obligohen që për dalje nga objekti i ndërmarrjes gjatë orarit të punës të kërkojnë leje drejtpërdrejt nga kryeshefi, e kjo nga ta po konsiderohet si një formë presioni ndaj tyre.

Florenti Company
Market Florenti
Koha
Market Florenti

Kjo urdhëresë e lëshuar më 12 tetor 2023 bie ndesh me formën e funksionimit të institucionit, pasi sipas ligjit, secili punëtor duhet t’i kërkoj leje mbikëqyrësit ligjor të tij dhe jo drejtpërdrejt nga zyrtari kryesor administrativ, në këtë rast, kryeshefi.

Veç kësaj, urdhëresa ka edhe anomali të tjera në vetvete.

Arsye për këtë është fakti se urdhëresa në titull nuk ka bazë ligjore në të cilën mbështetet. Sipas ligjit, çdo akt juridik, në rreshtin e parë duhet ta ketë bazën ligjore tek e cila mbështetet, diçka që dokumenti në fjalë nuk e ka.

Ankesa e akuza në lidhje me Bahtirin ka pasur edhe ditë më parë në një seancë të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë. Ishte asamblesti Agron Perquku i LDK-së, i cili pati thënë se menaxhmenti i ndërmarrjes ‘Përparimi’ po i keqpërdorë aktivitetet.

“Nuk e di a është e ligjshme që menaxhmenti i ndërmarrjes të paguhet me orë shtesë. Del i mbikëqyr punëtorët e vet dhe sillet me xhip të zi nëpër qytet dhe qohet e merr orë shtesë, kjo është e pakuptimtë. Nuk e di me ligj a ia lejon menaxherit të ndërmarrjes”, kishte thënë asambleisti Perquku.

Burime të Mitropol kishin bërë të ditur se Bahtiri poashtu ka në përdorim gjithë kohën një xhip të zi të Komunës së Vushtrrisë./Mitropol/