KFC
02KOSOVËLAJME

SKANDALOZE: Qendra Sociale e Kosovës në Lagjen e Boshnjakëve “stoliset” me flamurin serb

Një veprim skandaloz ka ngjarë në Qendrën Sociale të Mitrovicës në Lagjen e Boshnjakëve në veri të vendit, njofton Mitropol.

Aty autoritetet serbe kanë vendosur flamurin e Serbisë në një institucion që do duhej të administrohej nga Republika e Kosovës.

Market Florenti

Ky flamur serb është vendosur aty dje pasi edhe Mitrovica e Veriut është mbushur me flamuj të Serbisë, teksa serbët sot më 15 shtator shënojnë Ditën e Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar të Serbëve, shkruan Mitropol.

Kjo festë është shënuar si bashkëpunim në mes të Beogradit dhe Banja Llukës. Fillimisht është organizuar në shtator të vitit të kaluar, nga lideri aktual i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ndërsa këtë vit guximi i serbëve ka tejkaluar kufijtë dhe edhe në institucionet e Kosovës janë vendosur flamuj të shtetit serb.

Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga Qeveria e Kosovës./Mitropol/

Roadside