Skandaloze: Reparti ku po trajtohen pacientët mitrovicas me Covid-19 duket si deponi mbeturinash

Skandalet e institucioneve shëndetësore në Mitrovicë nuk po kanë të ndalur.
Përderisa ditë më parë Mitropol raportoi për gjendjen e tmerrshme të higjienës në Qendrën e Hemodializë Kronike ku po trajtoheshin një pjesë e pacientëve me Covid-19, gjendje hiç më e mirë s’është as në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.
Në repartin ku po trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus, shportat e mbeturinave janë bërë një burim tjetër infektimi e kontaminimi të ajrit.
Lexues të Mitropol kanë dërguar fotografinë e dy shportave të këtij reparti e ku mbeturinat knë krijuar një ‘mal’ artificial.
Ministria e Shëndetësisë ka qëndruar e heshtur karshi raportimit të Mitropol për gjendjen e Qendrës së Hemodializës Kronike, duke mos dhënë as sqarim se pse pacientët me Covid-19 po trajtohen aty ku muret janë të kapluara nga myku e ku as nuk funksiononin as lavamanët.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët ankohen për kushtet higjienike që kanë institucionet shëndetësore të Mitrovicës./Mitropol
FOTO:









