Skandaloze: Xhafer Tahiri e “bleu” me 490 euro zyrtarin e AAK-së për ta përkrahur në balotazh

Një javë para përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve kandidati i AAK-së, Rrahim Ajeti ka dalë në përkrahje të kandidatit të LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri për dallim nga partia e tij.
Dega e AAK-së në anën tjetër ka arritur marrëveshje për koalcion me PDK-në në përkrahje të kandidatin të kësaj partie për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Arsyeja pse Ajeti doli kundër partisë së tij për ta përkrahur Tahirin ishtë një shumë simbolike që ky i fundit e kishte ndarë para një muaji për anëtarin e AAK-së.
Sipas një dokumenti të datës 4 tetor, Rrahim Ajetit nga fshati Stanoc i Poshtëm i janë lejuar nga komuna mjete financiare në vlerë prej 490 euro, për mirëmbajtjen e fshatit-rregullimin e hapësirave publike.
“Shuma e mjeteve të cekura në pikën paraprake të këtij vendimi duhet të paguhet nga Zyra e Kryetarit-fondi për transfere dhe subvencione”, thuhet në document.
Ky vendim ka hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit./jepi ze








