Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Skender Sadiku flet për “Mitropol”: Nuk ka panik tek banorët shqiptarë në Veri e as nuk ka qytetarë që po lëshojnë shtëpitë

Asambleisti shqiptar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku në një intervistë për “Mitropol” ka thënë se qytetarët shqiptarë në Veri nuk janë duke bërë panik, e theksoi se as nuk ka qytetarë që po lëshojnë shtëpitë, pas shpërthimeve të djeshme në veri të vendit.

Sadiku tha se në Lagjen e Boshnjakëve, Kodrën e Minatorëve, në lagjen “7 Shtatori”, lagjen e njohur si “Xhakalitë” nuk ka asnjë njeri që ka lëshu shtëpinë.

Pellini

Qytetarët nuk janë duke bë panik, e as nuk ka qytetarë që po i lëshojnë shtëpitë. Po garantoj për në Lagjen e Boshnjakëve, e për Kodrën e Minatorëve, për “7 Shtatorin”, për “Xhakalitë” se kam bisedu me banorët, nuk ka asnjë njeri që ka lëshu shtëpinë.”, tha Sadiku për “Mitropol”.

Fehmi Hyseni me Ceranët është në Kodër të Minatorëve, kam bisedu me ta, atje i kam edhe kushërijtë e mi. Në lagjen “7 Shtatori” është doktori Musa Miftari, kam folë me Hasan Vitakun e me Lah Hetemin e Safet Hetemin, me Musa Selimin e Gzim Malushin, Kom folë edhe me Myhedin Ibishin në Suhodoll, s’po e di në cilat lagje kanë mujtë me u tërheqë. Tek “Tre rrokaqiejtë” kam bisedu me Nazin me Xhevdet Haxhiun dhe po të tregoj me emra që kam  komuniku me ta. Po të flas deri sot në mëngjes, në ora 09:00, pasi gjatë ditës isha në Prishtinë.”, u shpreh Sadiku për “Mitropol”.

Ai tregoi se sot ishte në Prishtinë, ku edhe u bë ndarja e shortit dhe numrave për partitë politike për zgjedhjet e planifikuara më 18 dhjetor.

Sot isha në mëngjes në ora 09:00 në Prishtinë, i kemi nxjerrë numrat për votime. Sot një javë në asamblenë komunale “Iniciativa Qytetare” i zëvendësojmë asambleistët, na ka certifiku KQZ.”, tha Sadiku.

Ai potencoi se caku i sulmeve të djeshmë ishin zyret e KKZ-ve dhe prishja e rendit të zgjedhjeve të reja e jo shtëpitë private.

Caku i sulmeve kanë qenë zyret e KKZ në Veri. Objekti i KKZ ka qenë caku i sulmeve, më saktë cak e kanë pasë me e ndalë procesin e zgjedhjeve. Siç është parë, kurrë më shkurt s’ka zgjatë alarmi.”

Për të konfirmuar se gjithçka është në rregull s ai përket komunitetit shqiptar, Sadiku tha se në veri po mbahen një sërë aktivitetesh e ngjarjesh.

Në Lagje të Boshnjakëve jemi duke e renovu Qendrën Sportive, në Qendër të Kulturës po bëjmë aktivitete. Edhe shkolla në Kodër të Minatorëve po funksionon.”, tregoi ai.

Çka ndodhi dje?

Të martën, disa grupe kriminale në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut e penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente, por pa pasoja në njerëz. Fillimisht u dëmtuan zyrat e KQZ-së në Mitrovicë të Veriut e pastaj u dëgjuan për disa herë krisma e granta, për të cilat zyrtarë të Policisë së Kosovës deklaruan se ishin prodhim jugosllav.

Policia e Kosovës tha se “persona, grupe dhe të dyshuar të maskuar dëmtuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në veri të Kosovës”, duke përdorur “mjete të rrezikshme”.

“Referuar gjendjes në teren ju njoftojmë se dëmtime të zyrave të komisionit zgjedhor komunal në Mitrovicë Veri janë bërë nga persona/grupe të dyshuar/a të maskuar, të dhunshëm të cilët kanë përdor mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore të prodhimit jugosllav”- deklaruan zyrtarët e Policisë së Kosovës të martën në orët e mbrëmjes.

Për situatën atje, pati edhe reagime nga krerët shtetërorë të Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se “grupe të organizuara, me disa individë të maskuar” i sulmuan zyrtarët zgjedhorë dhe policët “me shok bomba dhe të shtëna në ajër”.

Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti tha se bandat kriminale janë të vetëdijshme se po u vjen fundi dhe se bombat që i hedhin dhe maskat që i vendosin, janë pafuqia e tyre politike e popullore.

E çka u tha sot?

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media tha se të dhënat e para tregojnë se një pjesë e “kriminelëve vijnë nga radhët e ish pjesëtarëve të policisë së Kosovës”.

Bandat kriminale kanë penguar një prej proceseve më të rëndësishme, demokratike në një vend demokratik, përmes metodave terroriste. Këto grupe të mbështetura e të drejtuara nga Serbia dëshmuan edhe një herë se janë kundër të drejtës fundamentale të qytetarëve të ëktyre komunave për vendosur dhe zgjedhur udhëheqësit e tyre lokalë. Gjatë ëktij sulmi janë përdorur shok bomba, granata dore dhe armë zjarri, këtë rast policia në bashkëpunim me prokrurorinë speciale e ka cilësuar si Sulm ndaj rendit kushtetues, shtytje në veprat terroriste, kryrje e veprave terroriste, zjarrvënie dhe mbajtje nën kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve. Policia dhe Prokuroria Speciale janë duke u angazhuar në maksimum që  të gjithë kriminelët e përfshirë në këtë sulm terrorist ndaj institucioneve tona të sillen para drejtësisë. Kemi të dhënat e para të mbledhura nga terreni, nga policia e rendit dhe inteligjenca, e cila thotë se një pjesë e këtyre kriminelëve vijnë nga radhët e ish pjesëtarëve të policisë së Kosovës”, tha ai.

Gjatë ditës sot, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier deklaroi se nuk ka kushte për zgjedhje në veri.

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë ata që janë të përfshirë të tregojnë vetëpërmbajtje”.

Hovenier gjithashtu ka shkruar se dhuna nuk është asnjëherë mjet për të protestuar, derisa ka dënuar incidentet e djeshme në veri./Mitropol/

Koha