KFC
02KOSOVËLAJME

Skenderaj: “Bekimi u aksidentua rëndë, nuk u pranua në spital, vdiq pas një jave”, rrëfehen familjarët pas vdekjes së 49-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Skenderajt. Në fshatin Llaushë, Bekim Geci, një person me aftësi të kufizuara është goditur më 27 dhjetor nga një veturë ku është lënduar rëndë.

Familjarët kanë rrëfyer se edhe pse gjendjen e kishte të rëndë, i njëjti nuk është pranuar për trajtim në spital.

Market Florenti

Nëna e tij, mes lotëve ka rrëfyer se është kujdesur për të birin deri në momentet e fundit të jetës së tij.

“Nonstop u kanë nën përkujdesjen tem, e kena këqyrë non-stop derisa ka ndërru jetë. Ditën që ka ndërru jetë, dje, e kom vesh e kom mathë me çu në spital në Prishtinë, ai u vdekë në 08:00 ora të sabahut në shtëpi. Skenderaji e ka marrë të vdekun prej këtu e ka çu në Skenderaj”, ka thënë ajo.

Geci kishte pasur lëndime të rënda, ndërsa vëllai i tij ka rrëfyer për Paparaci se si ai nuk ishte pranuar në spital.

Lidhur me këtë rast nuk është arrestuar as shoferi i cili e ka goditur me veturë, përveç se i njëjti është intervistuar natën e aksidentit.

Bekim Geci ndërroi jetë më 3 janar në shtëpi, siç rrëfen edhe nëna e tij. Nëna dhe vëllai i Bekimit akuzojnë mjekët për papërgjegjësi në trajtimin e familjarit të tyre.

Trupi i Gecit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Premium Store