Skenderaj: Ky është 28-vjeçari qe ju gjetën në pleme të lopëve mbi 59 kg marihuanë, jetontë në gurbet
Dje është raportuar për një person i cili mbrëmë ka përfunduar në prangat e Policisë nga fshati Vajnik i Komunës se Skenderajt, pasi u kap me drogë pas një kontrolli.
Burimet e rajonit bëjnë të ditur se personi i cili është arrestuar dhe i janë konfiskuar mbi 59 kilogram mariuhanë, është E. Ahmeti, 26-vjeçar.
I njejti mësohet nuk është banor rezident i Kosovës.
Rajoni mëson se i gjithë rasti ndodhi pasi njësitet policore shkuan në një një kontroll në fshatin Vajnik të Skenderajt, në shtëpinë dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarit.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar këto dëshmi: 59 (pesëdhjetë e nëntë) kilogram e 973 (nëntëqind e shtatëdhjetë e tre) gram, dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit marihuanë, dy peshore digjitale, një mbështjellës – foli e tejdukshme dhe një telefon.
I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit ka shkuae në ndalim policor deri në 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.