Active 2
02LAJME

Skulptori mitrovicas Sabri Behramaj krijoi shtatorën e nënës heroike, Zahide Jashari

Skulptori i njohur nga Mitrovica, Sabri Behramaj, ka realizuar me mjeshtëri e përkushtim të madh, shtatoren e nënës së Adem dhe Hamëz Jasharit, Zahides, që u zbulua të mërkurën në Skënderaj.

Vepra e fuqishme, shfaq figurën e nënës edukuese të heronjve të lirisë së këtij vendi, e cila tashmë qëndron e përjetësuar pranë çerdhes që e mban të njëjtin emër.

Active 1

Ky punim kaq artistik, i krijuar nga duart e mjeshtërit mitrovicas, bën që brezat në vijim të kenë një imazh të qartë për atdhedashurinë e sakrificën për liri, që e përkufizon tokën kosovare./Mitropol/

Premium Store