Premium Store
KOSOVËLAJME

S’mundi të shkojë në takim, por Ceraja i shkoi në konak, Bahtiri: Ma bëni zemrën mal

 

Kandidati për deputet nga radhët e LVV-së, Agim Bahtiri tha se sot e kishte të pamundur të merrte pjesë në takimin e thirrur në Bistricë, ku do të merrnin pjesë edhe banorë nga Ceraja, shkruan Mitropol.

Active

Bahtiri i cili në listë mban numrin 81, tha se ani pse nuk mori pjesë në takim, banorët e Cerajës e vizituan atë në konakun e tij.

Postimi i plotë:

Sot, ishte caktuar një takim në Bistricë ku do të merrnin pjesë edhe banorët e Cerajes (fshati i fundit shqiptar në Leposaviq).

Për shkak të disa takimeve në oden time, e kisha të pamundur të shkoja në Bistricë. Pas disa çastësh mora një telefonatë: “Dajko, nuk të pamë në Bistricë, na mbeti merak kështuqe ne po ia mësyjmë odes tënde.”

Pas gjysmë ore, konakun ma gëzuan dajtë nga Ceraja qëndrestare! Ju paça gjithmonë, juve që çdoherë ma bëni zemrën mal!

Me respekt dhe përulje,
Agim Bahtiri

Active