Aurora Group
02LAJME

Sociologu mitrovicas: Asfaltimi i një rruge dhe ndriçimi publik nuk janë arsye pse dikush duhet votuar për Kryetar Komune

 

Sociologu nga Mitrovica, Jahir Sumiçi, ka bërë një postim interesant në profilin e tij në facebook, shkruan Mitropol.

Weelnes

Sumiçi ka theksuar se asfaltimi i një rruge dhe ndriçimi publik nuk janë arsye pse dikush duhet votuar për Kryetar Komune.

Sociologu mitrovicas ka shtuar se këto projekte kryhen me taksa të qytetarëve, si të tilla janë merita të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Asfaltimi i një rruge, ndriçimi publik, rregullimi i ujësjellësit e gjëra të ngjashme, nuk janë arsye pse një kandidat për kryetar komune duhet të marr besimin qytetar.
Të gjtha këto janë meritë e qytetarit i cili participon me TVSH, pra janë mjetet e tyre, infrastuktura e tyre.

Ajo për çfarë duhet të vlerësuar dhe votuar një kandidat për kryetar komune është;
1️⃣ Krijimi i mundësive për investime të reja.
2️⃣ Rritja e cilesisë në arsim.
3️⃣ Shtimi i hapsirave për parkingje.
4️⃣ Shtimi i hapsirave për rekreacion.
5️⃣ Meritokracia nëpër konkurse publike.
6️⃣ Subvencionimi i fermerëve.
7️⃣ Rritja e efikasitetit(zgjatja e orarit) nëpër qendrat e mjekësisë familjare.
8️⃣ Transparenca dhe llogaridhënja.
9️⃣ Fuqia në vendimmarrje.
🔟 Efikasiteti në administratë.

Mr.Sc – Jahir Sumiçi

Koha