
Edicioni i 11 i festiavlit Green po shkon drejt përfundimit. Ky festival sonte e ka natën e dytë muzikore, shkruan Mitropol.
Në kuadër të kësaj nate muzikore, qytetarët mitrovicas dhe jo vetëm do të kenë rastin të shoqërohen nën tingujt e muzikës që do t’i performojë artisti Eugent Bushpepa.

Përveç artistit të njohur në skenën e Green Festival 11 sonte do të performojnë edhe artistë të tjera, përfshirë këtu grupin SHEGA, dhe DJ WISE, që është Dj i rock grupit të njohur kosovarë Ofchestra.


Organizatorët njoftojnë se dyert do të hapen në ora 18:00, teksa muzika do të nis në ora 19:00.
Kujtojmë që organizatore e këtij festivali është organizata 7Arte. /Mitropol/








