Dukato 2
02LAJME

SOS fshati uron SOS nënën Nuran nga Mitrovica për Ditën e të Moshuarëve, u kujdes për fëmijët mbi 15 vjet

Dje u shënua Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar. E një urim unik për këtë ditë e pati SOS Fshati i cili i uroi këtë ditë SOS Nënës, Nuran Boshnjaku nga Mitrovica, shkruan Mitropol.

Nëna Nuran u përkujdes për 14 fëmijë pa përkujdesje prindërore, duke u bërë nënë për të gjithë ata, për mbi 15 vite.

Active

Postimi:

🌟 Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, ne nderojmë jo vetëm brezat që kanë dhënë mençuri e dashuri, por edhe shembujt e gjallë të përkushtimit si SOS Nëna Nuran. 🌼

🥰 SOS Nëna Nuran e cila tashmë po shijon pensionimin e merituar, përgjatë 15 viteve në SOS FShat ka rritur e ka ofruar kujdes për 14 fëmijë pa përkujdes prindëror, duke lënë gjurmë të paharrueshme në jetën e tyre.

💙 Historia e saj mishëron kuptimin e kësaj dite: të moshuarit nuk janë vetëm kujtesë e shoqërisë, por themelet mbi të cilat ndërtohet e ardhmja e brezave të rinj.
🙏 Në këtë ditë, urojmë që çdo i moshuar të vlerësohet, të dëgjohet dhe të përqafohet për gjithë atë që ka dhënë.

Active