Medi
02IN MEMORIAMKOSOVËLAJME

Sot 24 vite nga masakra e serbëve mbi 23 shqiptarët në Lagjen e Boshnjakëve

Sot bëhen 24 vjet që kur duart e kriminelëve serbë morën jetën e 23 civilëve të pafajshëm në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, shkruan “Mitropol”.

Forcat serbe më 15 prill të vitit 1999, pasi kishin mbledhur rreth 80 persona në shtëpinë e Mustafë Sahitit, kishin nisur torturimin e tyre dhe vranë 23 shqiptarë në gjithë lagjen, shumë prej të cilëve ishin djem të rinj.

Active

Muaji prill, është muaji i dhimbjes dhe pikëllimit për të gjithë mitrovicasit, e sidomos për familjarët e martirëve të cilët u vranë 24 vite më parë në Lagjen e Boshnjakëve.

Shtëpia në të cilën ndodhi masakra tashmë është shndërruar në Muze, e që për fat të keq ka mungesë të kujdesit institucional lokal e qendror./Mitropol/

Active