
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë ka njoftuar se sot është afati i fundit për aplikim për t’u bërë student i këtij institucioni, shkruan Mitropol.
“Të nderuar, konkursi për pranimin e studentëve në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) për vitin akademik 2022/23, mbetet i hapur deri më 19 korrik 2022. Pra keni edhe dy ditë për të aplikuar në njërin nga 6 fakultetet e UIBM – së dhe për të zgjedhur një program studimi që siguron punë dhe mirëqenie. Bëhu pjesë e UIBM – së për t’u bërë pjesë e të ardhmes! Studio në kampusin më të mirë në Kosovë!”, ka shkruar në njoftimin e universitetit dje.
Konkursin për aplikim e gjeni në linkun e mëposhtëm:








