Sot është ditëlindja e heroit kombëtar, Mehë Ukës – E përkujtojnë familjarët

Sot është dita e lindjes së heroit kombëtar, Mehë Ukës nga Bajgora e Mitrovicës, shkruan “Mitropol”.
Uka lindi më 20 dhjetor të vitit 1962, gjersa veprimtaria e tij heroike u dekorua edhe me medaljen shtetërore “Hero i Kosovës”.
Uka i shërbeu vendit si arsimtar, pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Prishtinës ku diplomoi në Fakultetin e shkencave matematikore.
Uka më pas u burgos si i burgosur politik i regjimit, për t’u vrarë më pas nga ushtria serbe më 29 dhjetor 1996 në Lushtë të Mitrovicës.
Ai sot në ditëlindjen e tij u përkujtua nga nipi i tij, Albani.
Postimi i plotë:
Sot është ditëlindja e Heroit të Kombit Shqiptar Mehë Uka!
Heronjtë kanë vetëm ditëlindje sepse ata janë gjithmonë të gjallë në zemrat dhe mendjet tona.
Urime ditëlindja axhi Mehë!
LAVDI e përjetshme! 🇦🇱








