
Sot do të zhvillohen tri ndeshjet e mbetura në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës.
Trepça ’89 e rrezikuar të bie nga liga e pret Gjilanin, shkruan “Mitropol”.
Prishtina nis ditën në ballafaqim me Llapin, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në ndeshjen tjetër Ballkani shkon në Klinë te Dukagjini. Suharekasve iu duhet me patjetër fitorja në mënyrë që të rikthehen në vendin e parë në tabelë.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 15:00.







