Dukato 2
02LAJME

“Sot para mengjesi na iku për gurbet, krejt rrugën deri te stacioni e lajti me lot”, fjalët e dhimbshme nga shokët për ikjen e të riut

Fluksi i braktisjes së vendit nga të rinjtë, duke marrur rrugën drejt mërgimit për një jetë më të mirë, duket se nuk ka të ndalur.

Sot vendin e ka lëshuar edhe mitrovicasi, Burim Halili, njëherit edhe i biri i një prej dëshmorëve të cilët dhanë jetën për lirinë e këtij vendi, Bujar Halilit, shkruan Mitropol.

Active

Për ikjen e tij ka reaguar përmes një postimi në Facebook, miku i tij i fëmijërisë, Doni Beshiri.

“Sot para mengjesi na iku për gurbet, krejt rrugën deri te stacioni e lajti me lot”, tha ai.

Postimi i plotë:

Buli, shoku im i fëmijërise. Buli që kemi lujtuar bashke për KF Trepçën, jemi rritur në shkollën Migjeni.
Buli djali i martirit, vëllau i martirit, ai që i dha Kosovës shumë gjak, por ne e paragjykuam gjithmonë!

Sot para mengjesi na iku për gurbet, krejt rrugën deri te stacioni e lajti me lot’.

Të kërkoj falje shoku im. Ne sonte do të pushojm në shtëpi me familje, ndërsa ti e flijove familjen për Kosovën tonë! ????

Kokëulur para teje gjithmonë, që nuk t’a realizuam ëndrrën për një Kosovë të zhvilluar.

Premium Store