Market Florenti
KOSOVËLAJME

Sot shënohet Epopeja e UÇK-së, përkujtohet sakfirica e komandantit Adem Jashari me familje

Kosova nga sot fillon me shënimin e ditëve të lavdishme të Epopesë së UÇK-së, ditë këto që shënojnë sakrificën sublime të komandatit legjendar Adem Jashari bashkë me gjithë familjen e tij.

Më datën 5 mars të vitit 1998, forca terroriste serbe me mjete të blinduara, patin sulmuar shtëpitë e Jasharajve në Prekaz.

Aurora Group

Adem Jashari dhe e gjithë familja e tij, luftuan gjatë gjithë ditës së 5 marsit, me vendosmëri për rezistencë deri në vdekje. Pas luftimeve të shumta që u zhvilluan atë ditë, mbeti e vrarë Adilja, bashkëshortja e Adem Jasharit.

Luftime të ashpra patin vazhduar edhe të nesërmen, më 6 mars, ku humbën jetë disa anëtarë të familjes Jashari. Por, pavarësisht humbjeve, rezistenca e tyre nuk po shembej asnjëherë, ajo vetëm sa po shtohej dhe luftimet vetëm sa po bëheshin më të ashpra.

Në ditën e tretë të sulmit të ushtrisë terroriste serbe mbi familjen Jashari, më 7 mars 1998, bie heroikisht edhe komandanti legjendar Adem Jashari dhe disa anëtarë të familjes së tij. Nga këto luftime të ashpra që u zhvilluan tri ditë radhazi me forcat policore dhe ushtarake serbe, sëbashku me komandantin e UÇK-së Adem Jashari, nga familja e tij në fushën e nderit ranë heroikisht në mbrojtje të shtëpisë, atdheut dhe kombit 20 anëtarë, në mesin e tyre 10 fëmijë.

Prandaj, figura heroike e komandantit legjendar Adem Jashari, merr përmasa të lavdisë së përjetshme për flijimin e tij bashkë me familjen, në Prekazin heroik të rënieve heroike të sypatremburve të Jasharajve.

Prandaj, pa asnjë dyshim, ngjarjet e 5,6 dhe 7 marsit shënojnë kthesën e madhe historike për mbylljen e një kapitulli të vjetër për Kosovën dhe fillimin e një epoke të re, qartësimin e pozicionit të shqiptarëve karshi Serbisë dhe i jep fund regjimit serb në Kosovë.

Sot, i falemi gjakut të dëshmorëve dhe të rënëve për liri, sakrifica dhe flijimi i të cilëve na e bëri të mundur të gëzonim lirinë për këto 21 vite.

Sot, nesër dhe pasnesër shënohet 21 vjetori i sakrificës më të madhe shqiptare të luftës së fundit në Kosovë.

Lufta për liri dhe çlirim dhe amaneti i të parëve tanë, na solli sot edhe emocionin e përcjellë nga Ushtria e Kosovës, ndërsa me aktivitete të tjera do të shënohen edhe 6 dhe 7 marsi, për të përmbyllur Epopenë e Lavdisë së UÇK-së./Mitropol/

Weelnes