Sot u bë shpërndarja e shportave të mbeturinave 120L për banorët e lagjeve Vaganicë, Vërnicë e Pirrq

Banorët e Vaganicës, Vërnicë sdhe Pirrqit sot janë pajisur me shporta të reja mbeturinash nga Komuna e Mitrovicës, shkruan “Mitropol”.
Shpërndarja e këtyre shportave 120L u krye nga Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit dhe Pyjeve.
Lajmin e dha drejtori i kësaj drejtorie, Egzon Sadiku.
Ai tha se shpërndarja do të vazhdojë edhe për banorë të lagjeve dhe fshatrave tjera të qytetit./Mitropol/







