Medi
02KOSOVËLAJME

Sot u nda Flamuri i Brigadës 148 “Agim Ramadani” për dëshmorët mitrovicas e vushtrrias të Koshares

Në praninë e kryetarit të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, Shoqata e ish-Brigadës 138. “Agim Ramadani”, do ndajë Flamurin e Brigadës 138. “Agim Ramadani” së bashku me certifikatën përcjellëse për familjet e dëshmorëve të komunës së Mitrovicës dhe Vushtrrisë të rënë në Koshare, njofton Mitropol.

Ndarja e flamurit dhe certifikatave në emër të bashkëluftëtarëve, u bë nga ish-komandanti i Brigadës, Rrustem Berisha në ” Sallën e Muzeut” të Komunës së Mitrovicës.

Medi

Në këtë aktivitet të shoqatës së ish-brigadës 138 “Agim Ramadani” “Famuri i Brigadës”, “Certifikata” dhe libri “Kosharja Altari i Lirisë” nga autor Bahri Gashi, luftëtar i Koshares, ju dorëzuan me nderime të gjitha familjeve të dëshmorëve të ish-Brigadës 138 ” Agim Ramadani”- Koshare, në zbatim të vendimit të Kuvendit të Shoqatës së datës 5 shkurt 2022.

Dëshmorët mitrovicas të Koshares që u nderuan me flamur dhe certifikatë janë:
1. Ali (Sadik) Fejzullahu, Bajgorë,
2. Besim (Ismail) Nuka, Mitrovicë
3. Fatmir (Qemajl) Ratkoceri, Stan Tërg
4. Hamdi (Brahim) Sheremeti, Shipol
5. Harun (Nebih) Beka, Gushavc
6. Sylejman (Adem) Shala, Vidishiq
7. Tafil (Veli) Osmani, Kçiq

Dëshmorët vushtrrias që u nderuan me certifikatë janë:
1. Lutfi (Avdush) Musiqi, Vushtrri
2. Lumni (Musë) Surdulli, Samadrexhë

Ngjarja u udhëhoq nga ish-luftëtari i Brigadës 138 “Agim Ramadani” nga Mitrovica, Vesel Neziri./Mitropol/

Koha