Sot u pastrua kanali i ujërave në Zhabar dhe u bë largimi i deponisë ilegale të mbeturinave tek Zona e Lirë Ekonomike

Sot është bërë pastrimi i kanalit të ujërave në Zhabar dhe largimi i deponisë ilegale të mbeturinave në afërsi të Zonës së Lirë Ekonomike, shkruan Mitropol.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci tha se këto aksione po vazhdojnë në kuadër të përmbushjes së objektivit për Mitrovicën e pastër, të gjelbër dhe të përshtatshme për jetë.
Postimi i plotë:
🦺Në kuadër të përmbushjes së objektivit për Mitrovicën e pastër, të gjelbër dhe të përshtatshme për jetë, po vazhdojnë aksionet për ruajtjen e mjedisit.
✅Sot po bëhet pastrimi i kanalit të ujërave në Zhabar dhe largimi i deponisë ilegale të mbeturinave në afërsi të Zonës së Lirë Ekonomike.
Për një Mitrovicë qytet të gjelbërt të pastër e funksional.💚








