Medi
02LAJME

Sot zyrtarizohet kandidatura e Faton Pecit për kryetar të Mitrovicës

Këshilltari i Faton Pecit, në Ministrinë e Bujqësisë, Shkëlzen Haliti, ka njoftuar se sot në ora 18:00, në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë, do të zyrtarizohet kandidatura e Pecit për kryetar të kësaj komune, shkruan Mitropol.

Votat e marra të Pecit, në zgjedhjet parlamentare, tha se erdhen si rezultat i përkushtimit e profesionalizmit, ndër tjera, po sipas tij, kjo s’ishte e majftueshme për Pecin, pa “i kontribuar Mitrovicës së katandisur e të braktisur nga kryetari në ikje, për ta kthyer atë në një komunë shembull për Kosovën”.

Medi

Haliti tha se kërkesa e qytetarëve të Mitrovicës dhe dashuria për qytetin, bëri që Faton Peci, të pranonte propozimin e Albin Kurtit që të jetë kandidat për këtë pozitë.

“Është nder dhe privilegj për Mitrovicën që z. Faton Peci, si politikani më i votuar nga pozita e ministrit në historinë e zgjedhjeve të Kosovës, me besim qytetar prej 134 mijë votash në zgjedhjet e fundit parlamentare, të kthehet për Mitrovicën.”, tha ndër tjerash këshilltari./Mitropol/

Active