Spahiu: Kosova po fokusohet në blerjen e armëve në vend se të fokusohet në diplomaci, për luftë jemi të vegjël

Analisti mitrovicas, Nexhmedin Spahiu ka dhënë një koment të tij në lidhje me themelin e Fondit të Sigurisë për FSK-në, shkruan Mitropol.
Ai ka thënë se Kosova po fokusohet në blerjen e armëve në vend se të fokusohet në diplomaci.
“Armë do të ketë me bollëk për këdo që do të dojë t’i përdorë ato. Në kohë lufte, kombet e vogla kanë hapësira më të madha për diplomaci se sa në kohë paqe. Për luftë janë të vegjël”, ka shkruar Spahiu.
Ai mes tjerash ka shkruar se jemi në një luftë botërore ku beteja po zhvillohet jo rreth Londres dhe Stalingradit po rreth Kievit.
Spahiu e lidhi gjendjen e sotme me kohën e Luftës së Dytë Botërore duke thënë se shqiptarët si zakonisht nuk kanë mësuar asgjë nga historia e Luftës së Dytë Botërore. Fatkeqësia e shqiptarëve në atë kohë nuk ka qenë mungesa e armëve po mungesa e vizionit dhe e patriotizmit./Mitropol/








