Premium Store
02KOSOVËKULT'ARTLAJME

Spahiu: Krim monstruoz ndaj kulturës, Komuna e Mitrovicës rrënoi objektin e shkollës së parë shqipe, e vjetër mbi 150 vjet

Profesori universitar nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Komuna e Mitrovicës ka bëre krim monstruoz ndaj kulturës me rrënimin e objektit të Shkollës së Muzikës, e cila ishte shkolla e parë shqipe në Mitrovicë, e vjetër mbi 150 vjet, duke e bërë atë një nga shkollat më të vjetra në Kosovë, shkruan Mitropol.

“Rrënimi tinëzar pa paralajmërim i këtij objekti e bënë kryetarin Bedri Hamza me njollë të pashlyeshme turpi për këtë veprim antikulturor e antikombëtar”, ka shkruar Spahiu.

Tripika

Ai tha se Komuna e Mitrovicës ka kryer njerin ndër kimet më të mëdha ndaj kulturës të pasluftës duke rrënuar këtë objekt në qendër të Mitrovicës.

Spahiu dha detaje në lidhje me historikun e shkollës, ku tregoi se kjo shkollë ishte ndërtuar para një shekulli e gjysmë si shkollë fetare, në vitin 1888 filloi mësimet në gjuhën shqipe. Mësimi shqip u ndalua më 1912 pasi Serbia pushtoi Kosovën, për t’u rihapur sërish mësimi shqip më 1916 në kohën e Austro-Hungarisë kur kryetar i Mitrovicës ishte Dervish Mitrovica (1878-1878).

“Më 1919 sërish pushteti serb e ndaloi mësimin
shqip. Më 1941 u shndërrua serish në shkollë shqipe dhe Bedri Gjinaj i vuri emrin Shkolla “Skenderbeg”. Pas pushtimit komunist të Kosovës vazhdoi të jetë vatër arsimi deri sa viteve të 60-70-ta e deri para pak vitesh u kthye në shkollë të muzikës ku morën dhe dhanë mësim artistët më të mëdhenj kosovarë të muzikës.

Spahiu tekstit ia bashkangjiti edhe një foto të vitit 1941, ku shihet mësuesja Paulina Simon Shkreli me nxëneset e shkollës “Skenderbeg” të Mitrovicës që siç thotë ai pushteti barbar e rrënoi dje./Mitropol/

Koha