KOSOVËLAJME

Spahiu: Më i rëndësishëm është atdheu, jo inati që kanë disa ndaj Kurtit

Profesori, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sa i përket çështjes së veriut, më shumë po bëhen nga mllefi, se sa nga kritikat objektive.

Roadside
Market Florenti

Sipas tij, inatet duhet lënë anash, sepse sipas tij më e rëndësishme është çështja e atdheut e respektivisht veriut të vendit.

Market Florenti
Florenti Company
Koha
Market Florenti

Ai tha se vetë personalisht, problemet që i ka me Kurtin i heshtë “për hir të atdheut”.

“Çfarë lë për të dëshiruar është reagimi i shoqërisë kosovare, që nuk po tregon shumë impenjim për veriun e Kosovës. Shumica po shfrytëzohet, mllefi që kanë ndaj kryeministrit Kurti. Kjo është një tjetër gjë, kur ti mllefin ndaj një personi… Unë mund të kem mllef ndaj Kurtit, por në këtë rast unë do ta kritikoj ashpër, por meqenëse çështja e atdheut e veriut, është shumë më e rëndësishme se sa inati që kam me Kurtin, se sa problemet që i kam me Kurtin, unë i heshti ato për hir të atdheut”, ka thënë ai.

Tutje ai i ka kritikuar analistët politikë, të cilët sipas tij nuk kanë dije elementare për veriun e Kosovës.

“Ka ekzagjerim të prishjes me aleatët, e dyta ka një mosnjohje, njerëzit që debatojnë nuk e dinë që ka gjykata e prokurori funksionale të Kosovës në veri, atyre i mungon një fakt elementar. Nuk e dinë që në kufi nuk ka pasur dhe nuk ka ende flamur të Kosovës. Stemat janë, por tjetër cka është kur është e dukshme. Në vendet e BE-së, kur nuk ka kufi, ka simbole”, ka thënë ai.

Sipas tij, veprimet e Kurtit në veri të Kosovës, janë sukses “me shumë shuplaka”, duke nënkuptuar për sanksionet ndërkombëtare.

Por, sipas tij ato veprime e kanë avancuar sovranitetin në veri.