
Sot ka vdekur nëna e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, i cili aktualisht po mbahet në paraburgim në Hagë.
Por, ende nuk dihet nëse Veseli do të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij.
Në një përgjigje nga Dhomat e Specializuara nuk u tregua nëse Veseli do të kthehet në Kosovë. Në përgjigje thuhet se i paraburgosuri duhet ta bëjë kërkesën kur ka arsye bindëse humanitare. Nuk dihet nëse një të tillë e ka parashtruar Veseli deri tash.
“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’i bëjnë kërkesa Panelit kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për këto kërkesa”, thuhet në përgjigje.








