Premium Store
KOSOVËLAJME

Spekulon sërish Petkoviq: Nata e kaluar ishte ferr për qytetarët e Mitrovicës së Veriut

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se nata e së premtes ishte një ferr i vërtetë për qytetarët e Mitrovicës së Veriut.

Siç ka thënë ai, Policia e Kosovës mbrëmë krijoi një unazë sigurie dhe patrulluan në qendër të qytetit dhe kishin postblloqe në periferi të qytetit, ku ndalonin veturat, kontrollonin njerëzit e i goditnin me armë, sipas tij.

Active

Siç pretendon Petkoviqi, forcat speciale të Kosovës kanë hyrë nga pjesa jugore me mbi 30 autoblinda.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për këtë natë, e cila ishte ferr për qytetarët, është që Kurti të provokojë gjatë gjithë kohës dhe të dëshirojë të shkaktojë konflikte dhe luftë. Policia e Kurtit ka tentuar të bëjë disa arrestime dje në lagjen e Boshnjakëve, pastaj ka tentuar të arrestojë dy vëllezër Goran dhe Vlad Vuçetiqin në qendër të qytetit e kanë ndjekur edhe Miroslav Zhivkoviqin, i cili është shok i Milun Milenkoviqit dhe aksioni ka zgjatur gjithë natën, tani situata është më e qetë, autoblindat i kanë zëvendësuar me ‘Skoda’, por është ende një numër i madh i forcave speciale”, ka thënë Petkoviq në konferencë për media të shtunën.

Ai bëri të ditur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të vazhdojë të bisedojë edhe sot me zyrtarë evropianë dhe amerikanë.

eKiosk