Dukato 2
02LAJME

Spitali në Mitrovicë nën presion gjatë vikendit: Emergjenca dhe Pediatria të mbingarkuara

 

Ekipet kujdestare të Spitalit Rajonal të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” kanë qenë dukshëm të ngarkuara me punë gjatë ditëve të vikendit, veçanërisht në Shërbimin Emergjent, Pediatri, Laborator dhe Radiologji, shkruan Mitropol.

Medi

Sipas njoftimit zyrtar, ndihmë mjekësore emergjente kanë marrë gjithsej 225 pacientë. Prej tyre, 136 pacientë janë trajtuar në Shërbimin e Laboratorit, ku janë realizuar analiza të shumta laboratorike.

Ngarkesë e theksuar është shënuar edhe në Shërbimin e Pediatrisë, ku ndihmë mjekësore kanë kërkuar 262 fëmijë. Pas vlerësimeve mjekësore, 10 fëmijë janë ndaluar për trajtim të mëtejmë në repart.

Ndërkohë, Shërbimi i Radiologjisë ka realizuar 69 radiografi (rëntgen) dhe 37 tomografi të kompjuterizuara (CT). Gjatë vikendit janë kryer gjithashtu 8 lindje.

Nga spitali është bërë thirrje që pacientët, në rastet jo emergjente, fillimisht t’u drejtohen Qendrave të Mjekësisë Familjare, me qëllim të shmangies së mbingarkesës së Shërbimit Emergjent, Pediatrisë dhe shërbimeve të tjera spitalore.

Premium Store