Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Sprej në xhep – Vushtrriasi përfundon në pranga për armëmbajtje pa leje

Një kontroll rutinë nga ana e Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e një personi në Vushtrri, pasi në posedim të tij është gjetur dhe sekuestruar një sprej, i klasifikuar si mjet mbrojtës por që në mungesë të lejes llogaritet si armë, shkruan Mitropol.

Florenti Company

Incidenti ka ndodhur rreth orës 21:50 të mbrëmjes, kur gjatë ndaljes dhe kontrollit të përditshëm, policia ka hasur në sprejin e mbajtur pa autorizim nga i dyshuari.

TEB

I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe pas trajtimit të rastit në procedura ligjore dhe konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt./Mitropol/

Market Florenti