KFC
KOSOVËLAJME

Stano e ripërsërit: Çdo vendim për hapjen e Urës së Ibrit duhet të dalë nga dialogu në Bruksel

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur sot edhe një herë për rihapjen e Urës së Ibrit për qarkullim.

Market Florenti

Stano ka thënë se çdo hap dhe veprim duhet të bëhet në kuadër të dialogut të Brukselit.

TEB

Ai ka shtuar se ky është qëndrimi i Brukselit zyrtar dhe se çfarëdo vendimi për hapje të Urës, duhet të dalë nga diskutimet në Bruksel në kuadër të dialogut.

 “Qëndrimi ynë i përgjithshëm është që marrëveshjet e arritura në kuadër të kornizës së dialogut duhet të implementohen. Çdo hap dhe veprim duhet të zgjidhet dhe të diskutohet në kuadër të dialogut.

Çështja e rihapjes Urës së Ibrit është çështje e dialogut. Çfarëdo vendimi për ta hapur duhet të bëhet në dialog.”, ka thënë Stano.

TEB