
Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri mbrëmjen e sontme ka marrë përkrahje të jashtëzakonshme në Stantërg, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se aty i mori mësimet më të rëndësishme të jetës dhe se rrënjët nuk i harron kurrë.
“Sonte në Stantërg, këtu ku i mora mësimet më të rëndësishme të jetës: ta mbaj fjalën, të punoj me nder dhe ta dua vendlindjen time, qytetin tim.
Çdo kujtim këtu është forcë për të ecur përpara.
Rrënjët kurrë nuk i harroj. E di nga vij dhe e di ku dua të shkoj së bashku me ju!
Jam gati t’iu shërbej me përkushtim!”, ka shkruar ai.
Tahiri në këtë takim ka qenë i shoqëruar nga kandidatët për Asamble Komunale nga radhët e PDK-së, Igballe Islami e cila mbanë numrin 3 në listë dhe Xhafer Preteni i cili mbanë numrin 10.








