Statistikat: Vetëvendosjen e preferojnë më së shumti votuesit me më pak arsimim institucional

Janë publikuar disa statistika të kryera nga Omnibus, e duke u bazuar në to tregohet se më shumë se gjysma e votuesve që kanë vetëm disa vite shkollim fillor përkrahin LVV-në, shkruan Mitropol.
Tutje, statistikat tregojnë se 23.6% e votuesve me magjistraturë e doktoraturë, do ta kishin votuar Vetëvendosjen nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel.
PDK-në do ta votonin 3.8% e qytetarëve me vetëm disa vite shkollim fillor. Ndërsa, 34.7% e atyre me magjistraturë e doktoratë.
LDK-në:
18.9% – ata që kanë vetëm disa vite shkollim fillor;
13.9% – ata që kanë të kryer magjistraturë e doktoratë.
Tek studentët me magjistraturë e doktoraturë kemi:
VV ka mbështetje nga 38% e tyre;
LDK ka një përkrahje prej 18%;
PDK me 14%. /Mitropol/
Statistikat e Omnibus, që u publikuan nga analisti Shënoll Muharremi:










