Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Stefan Spasojeviq dënohet me 3 mijë euro gjobë për nxitje të përçarjes

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj Stefan Spasojeviq, i akuzuar për veprën penale “’Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’’ dhe e ka dënuar me 3 mijë euro gjobë.

Liri

Ai akuzohej se në tetor të vitit 2023, në Dren të Zubin Potokut kishte veshur bluzë me mbishkrime me motive nacionaliste: “Ne nuk do t’ua japim tokën e Car Dushanit”.

TEB

Gjykatësi njoftoi se Spasojeviq dënohet me gjashtë muaj burgim, por se me pëlqimin e të akuzuarit dhe sipas marrëveshjes së arritur mes tij dhe Prokurorisë Speciale, dënimi me burgim i shndërrohet në atë me gjobë prej tre mijë euro, raporton Betimi për Drejtësi.

Dënimin me gjobë, i akuzuari obligohet ta paguajë në afat ligjor pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, transmeton Klankosova.

Nëse dënimi me gjobë nuk paguhet, i njëjti zëvendësohet me burg.

Aurora Group