LAJME

Stockinger: Nëse Thaçi dënohet, duhet të dënohen edhe Clinton, Albright, Fischer e Clark

 

Politikani austriak David Stockinger ka deklaruar se nuk beson që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të dënohet nga Gjykata Speciale, duke u bazuar, siç tha ai, në zhvillimet e deritanishme të procesit gjyqësor.

Tripika

Sipas Stockingerit, në rast se Thaçi do të dënohej, atëherë do të duhej të mbaheshin përgjegjës edhe shumë ish-politikanë dhe ushtarakë perëndimorë që kanë pasur rol kyç gjatë luftës në Kosovë.

Ai përmendi në mënyrë të veçantë ish-presidentin amerikan Bill Clinton, ish-sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, ish-ministrin e Jashtëm gjerman Joschka Fischer dhe ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark.

Premium Store