Stoltenberg: Ne duhet të jemi gati për të bërë më shumë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është duke mbajtur një konferencë shtypi tani nga selia e NATO-s në Bruksel.
Stoltenberg thotë se pushtimi ka shkaktuar vuajtje teksa deklaron se udhëheqësit perëndimorë duhet “të qëndrojnë të gatshëm për të bërë më shumë, edhe nëse kjo do të thotë se duhet të paguajmë një çmim, sepse jemi në këtë për një kohë të gjatë”, shkruan BBC.
Tutje, Stoltenberg thotë se bota do t’i kërkojë llogari Rusisë dhe Bjellorusisë për veprimet e tyre.
“Rusisë si agresore, Bjellorusisë si mundësuese.”
Stoltenberg thotë se “objektivat e Kremlinit nuk kufizohen vetëm në Ukrainë” dhe se vëren se Rusia ka kërkuar marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për të ndaluar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s.








