Storie suksesi: Enes Kryeziu, studenti kosovar që po ia zbardhë fytyrën shtetit të Kosovës në Turqi

Enes Kryeziu është emri i studentit nga Prizreni i cili po ia zbardhë fytyrën shtetit të Kosovës me arritjet e tij në shtetin turk, shkruan Mitropol.
Ai aktualisht ka pozitën e zëvendëskryetarit në Rrjetin Rinor Ballkanik në Turqi si dhe është anëtar i bordit në Shoqatën e Liderëve të Rinj.
Ai po i kryen studimet në Universitetin “Hacı Bayram Veli” të Ankarasë, në Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Administrative, Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Ai kreu edhe një kurs për shkrimin bindës dhe artin e të folurit publik të mbajtur nga Universiteti i Harvardit.
Ai flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, turke dhe atë angleze.
Kryeziu punon me pasion të pashoq, vendosmëri dhe këmbëngulje për të arritur qëllimet e tij dhe për ta promovuar shtetin e tij sa më mirë në të gjitha organizimet ku ai është pjesëmarrës./Mitropol/







