
Se Mitrovica nxjerr trima të mëdhenj është e ditur tashmë qysh prej kohës së heroit Isa Boletini e edhe shumë të tjerëve para tij.
Një nga këta trima që e bëri krenar qytetin është edhe Arianit Ceroviku nga lagjja e njohur e Tavnikut, shkruan Mitropol.
Arianit Ceroviku diplomoi në Ushtrinë Zvicrane duke marrë kështu titullin ‘toger i ushtrisë’.
Ky i ri shqiptar ka treguar përkushtim dhe përgjegjësi si pjesëtar i kësaj ushtrie, ndërsa një pjesë e madhe e ushtarëve me prejardhje shqiptare janë pjesë aktive e ushtrisë së Zvicrës.
Ato poashtu dërgohen nga ushtria edhe nëpër misione ndërkombëtare ushtarake, duke ia ndritur fytyrën kombit.
Numër i madh i ushtarakëve shqiptarë shërbejnë në kazermën “Schwyz chüechlibunker” në Shwyz, e të cilët janë pjesë e gjeneratave të reja të mërgimtarëve shqiptarë në shtetin zvicran./Mitropol/








