Active 2
02LAJME

Strategjia e Listës Serbe: S`e informon KQZ-në për mospjesëmarrje në zgjedhje, duket se pret takimin e 18 marsit

Lista Serbe duket se po bën politikë në raport me zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e komunave veriore.

Ndonëse publikisht ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit, ky subjekt politikë ende nuk e ka informuar zyrtarisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për këtë veprim.

Dukato 1

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar për gazetën Nacionale se deri me tani Lisat Serbe nuk ka dërguar asnjë njoftim zyrtar në këtë institucion.

Në këtë mënyrë, Lista Serbe mund të aplikojë për pjesëmarrje në zgjedhje deri më 22 mars.

“Duke filluar nga data 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar zbatimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023. Mund t’ua konfirmoj se deri më tani (10 mars 2023, 15:00) kemi pranuar deklarimet për mospjesëmarrje në zgjedhje nga 8 parti politike: Partia Demokratike e Diasporës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Pokret za Gora, Socialdemokratska Unija, Fjala, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Kosovaki Nevi Romani Partia, Partia Demokratike e Unitetit”, ka thënë Elezi.

Deklarata politike

Një ditë me parë, Lista Serbe ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit në katër komunat në veri të Kosovës.

Si arsyeje për mospjesëmarrje në këto zgjedhje, Lista Serbe ka përmendur mos përmbushur kërkesat të serbëve, të cilat i kanë shtyrë të largohet nga institucionet e vendit.

“Kjo e bën më se të qartë se Prishtina dhe Komisioni i saj Qendror i Zgjedhjeve po përpiqen që në mënyrë të njëanshme të organizojnë zgjedhje në veri të Kosovës dhe Metohisë, kundër vullnetit të qytetarëve, pa respektuar interesat legjitime të popullit serb”, është thënë në njoftimin e Listës Serbe.

Kjo deklaratë është politike dhe nuk ka shkakton asnjë efekt juridik në lidhje me mospjesëmarrjen e këtij subjekti politik në zgjedhjet e 23 prillit.

Vetëm nëse kjo parti e njofton zyrtarisht KQZ-në deri me 13 mars, se nuk merr pjesë në zgjedhje, do të pamundësohej pjesëmarrja e saj në këto zgjedhje.

Duket se subjekti më i madh politik i serbëve të Kosovës është duke e pritur takimin e 18 marsit për të vendosur pastaj nëse do të marr pjesë në zgjedhje.

Më 18 mars në Oher do të takohen kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksander Vuçiq për të biseduar rreth anekesit të marrëveshjes se Planit të BE-së.

Nëse palët pajtohen dhe aneksi nënshkruhet, duket se Lista Serbe mund të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.

Afati i fundit

Afati i fundit që Lista Serbe mund të regjistrohet në KQZ për pjesëmarrje në këto zgjedhje është 22 marsit.

“Sa i përket procesit të aplikimit dhe certifikimit të subjekteve politike për të marrë pjesë në këto zgjedhje, dy afate janë me rëndësi. Së pari, siç e dini, gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit të kaluar, KQZ-ja ka certifikuar 11 kandidatë për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar në ndonjërën nga katër komunat dhe 63 kandidatë për të garuar në zgjedhjet për dy kuvendet komunale. Ky proces do të vlejë, çka do të thotë se subjektet politike do të mundet që nga 9 deri më 13 mars të konfirmojnë kandidatët e certifikuar. Dhe, së dyti, përveç konfirmimit të kandidaturave të certifikuara, KQZ-ja do të pranojë edhe aplikimet e reja nga partitë politike, kandidatët e pavarur, iniciativat qytetare apo koalicionet. Kjo do të mund të bëhet deri më 22 mars”, ka thënë Elezi për gazetën Nacionale.

Nevoja e mbajtjes se zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore ka ardhur pasi kryetarët e komunave që ishin nga radhët e Listës Serbe dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar.

Ata ishin dorëhequr pasi Lista Serbe ishte largua nga institucionet e Kosovës viitn e kaluar./GazetaNacionale/

Premium Store