Studentët mitrovicas zhvillojnë vizitë studimore në Fabrikën e Pajimeve të Procesit të Trepçës

Në kuadër të lëndës “Materialet Teknike”, profesori Muhamedin Hetemi së bashku me asistenten Msc Ariana Sadiku zhvilluan një vizitë studimore në Fabrikën e Pajimeve të Procesit të Trepçës.
Qëllimi i vizitës ishte njohja më e afërt me procesin e përpunimit të detajeve metalike në faza të ndryshme, të cilat prodhohen kryesisht për nevojat e minierave të Trepçës.
Vizitorët u mirëpritën nga drejtori i fabrikës, Bekim Bajraktari, i cili prezantoi historikun e këtij institucioni dhe shpjegoi në detaje fazat e përpunimit të produkteve metalike.








