
Studentët e Qendrës së Studentëve në Prishtinë duket se kanë mungesë të internetit, shkruan Mitropol.
Ata kanë vendosur që me anë të një letre të vendosur pranë konviktit numër 1, të kërkojnë nga “Babadimri”, WIFI-në si dhuratë për fundvit.
Sigurisht që kjo kërkesë është bërë me sarkazëm, në mënyrë që udhëheqësit e QS, të reagojnë dhe ta rregullojnë problemin.
Problemet e tilla në konvikte ndodhin jo rrallë herë, duke deshifruar kështu menaxhimin jo të mirë të QS nga udhëheqësia aktuale. /Mitropol/








