TEB
KOSOVËLAJME

Sulmi me 10 viktima në Graz të Austrisë, 13-vjeçarja nga Kosova është nga Vitia

Nga një sulm në shkollën e mesme BORG Dreierschützengasse në Graz të Austrisë kanë mbetur të vdekur 10 persona dhe 12 të tjerë janë plagosur.

TEBTEB

Merret vesh se në mesin e viktimave, është edhe një vajzë 13-vjeçare nga Kosova.

TEB

Siç mëson Reporteri.net, 13-vjeçarja është nga Vitia.

Sipas raportimeve gjatë ditës nga mediat atje, sulmuesi dyshohet të ketë qenë një nxënës i kësaj shkolle, i cili më parë kishte pretenduar se ishte viktimë e ngacmimeve në shkollë.

Oficerët e policisë lokale në Graz konfirmuan se autori i krimit ishte një austriak 21-vjeçar.

Në konferencën e mbajtur për media nga policia, u konfirmui se 21-vjeçari nuk njihej nga policia para sulmit të sotëm.

Sipas informacionit të tyre aktual, policia tha se ai zotëronte ligjërisht dy armët e zjarrit të përdorura në sulm dhe gjithashtu kishte një leje për armëmbajtje.

Sulmuesi kishte qëlluar në dy klasa dhe më pas është gjetur i vdekur në një nga tualetet, gjë që është konfirmuar edhe zyrtarisht nga kryetarja e bashkisë, Elke Kahr.

Liri