KOSOVËLAJME

Sulmi në Zubin Potok, Zeqiri: Mbeturinat kriminale të dirigjuara nga Serbia kanë qëllim ngritjen e tensioneve

Për sulmin e natës së mbrëmshme në pronën e ish-kryetarit të komunës së Zubin Potokut, Stevan Vulloviq është deklaruar kryetari i saj, Imri Zeqiri. I njëjti tha se beson që sulmet e tilla janë të nisura nga Serbia, e të kryera nga grupet kriminale në Kosovë, që për tendencë kënë të ushtrojnë frikë ndaj serbëve të cilët e kanë pranuar realitetin në veri dhe ngritjen e tensioneve në vend.

Market Florenti
Roadside

I pari i Zubin Potokut tha se shpërthimit të mbrëmshëm i kanë paraprirë disa shpërthime të ngjashme gjatë tre muajve të fundit.

Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti
Koha

“Këto mbeturinat e grupeve kriminale marrin ndonjë instruksion edhe nga jashtë, si nga Serbia, e ku ta di unë, nga propaganda e tyre, dhe natyrisht përdorin këso lloj sulme për të mos u inkuadruar në sistemin e Republikës së Kosovës”, shtoi Zeqiri.

Siç deklaroi zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, edhe Zeqiri tha se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.