
Foto ilustrim
Ditën e djeshme një person është ndaluar për kontroll rutinore në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut, shkruan Mitropol.
I dyshuari mashkull kosovar ka refuzuar t’i prezantoj dokumentet identifikuese dhe lejen e qarkullimit të veturës, ka tentuar të largohet me veturë.
“Zyrtarët policor kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin dhe më pas gjatë arrestimit i dyshuar duke rezistuar kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policor”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Mitropol








