Aquapark 1
02LAJME

Sulmohet dhe kërcënohet me vdekje një e mitur në Mitrovicë të Veriut

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Mitrovicë të Veriut, ku një vajzë e mitur është sulmuar fizikisht dhe është kanosur me jetë nga një person i dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur më 14 dhjetor 2025, rreth orës 18:30, në rrugën “Milan Shufllai”. Sipas informacioneve të para, viktima N.M., 17 vjeçare, derisa ishte duke shkuar tek shoqja e saj, është ndaluar nga i dyshuari, Dragutin Jaredic.

Tripika

Burimet të Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari fillimisht i ka kërkuar viktimës që ta telefonojë të dashurën e tij, me qëllim që t’i thotë se “nuk kam asgjë”. Pas refuzimit të saj, situata ka eskaluar, ku i dyshuari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur rëndë duke i thënë: “Do të të vras nëse nuk e telefonon të dashurën time”.

Si pasojë e sulmit, e mitura ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Mitrovicë–Jug, me numër protokolli 31297.

Lidhur me rastin është njoftuar hetuesi kujdestar, i cili, në konsultim me prokurorin kujdestar të shtetit, ka iniciuar një rast penal për veprën “Lëndim i lehtë trupor”. Hetimet janë duke vijuar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Koha