Foto ilustrative
Dje gjatë orëve të natës, saktësisht në ora 22:50 Policia ka arrestuar një person pasi i njejti ka sulmuar zyrtarin policor në detyrë, njofton “Mitropol”.
Zyrtari u sulmua gjersa po merrej me një rast.
Pas sulmit ndaj policit, i dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga prokurori.
“I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin policor.